BallinaLajmeMPB: S’ka më nevojë të dorëzohen në polici vërtetimet për gjobat e...

MPB: S’ka më nevojë të dorëzohen në polici vërtetimet për gjobat e “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacion policor vërtetimet për sanksionet e paguara nga sistemi i “Safe City”, transmeton TV21.

Sipas MPB-së, sistemi i tyre është i lidhur automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave, duke mundësuar verifikimin elektronik të pagesave.

Qytetarët që paguajnë gjobat në bankë ose në mënyrë elektronike duhet vetëm ta plotësojnë saktë fletëpagesën sipas udhëzimeve në procesverbal.

Në pjesën “numri referent” dhe “qëllimi i dërgesës” duhet të shënohet saktë numri unik i procesverbalit.

MPB apelon që qytetarët të mos paraqiten pa nevojë në stacionet policore, për të kursyer kohë dhe për të shmangur tollovitë e panevojshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments