Edhe pse propozim ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nuk parasheh masa ndëshkuese, zëvendëskryeministri Bekim Sali thotë se i njëjti do të respektohet, përcjell TV21. Sali tha se garantues për këtë është qeveria.“Garantues për këtë jemi ne, dmth se ligji do të respektohet dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të implementohet në sistemin administrativ të këtij shteti. Natyrisht ligji parasheh formimin ose krijimin e akteve nënligjore, me të cilat në raste nevoje mund të miratohen dhe mbas asaj të veprohet në të ardhmen. E dini se në ligj është paraparë formimi i një trupi koordinativ që do ta udhëheq zv/kryeministri i parë i qeverisë, dhe do të jenë të kyçur më tepër ministra”, tha Sali.
