BallinaLajme“Përhap propagandë!”/ Kryeministri Magyar paralajmëron mbylljen e televizionit publik në Hungari

“Përhap propagandë!”/ Kryeministri Magyar paralajmëron mbylljen e televizionit publik në Hungari

Kryeministri i sapozgjedhur Péter Magyar ka deklaruar se do të pezullojë ose mbyllë funksionimin e transmetuesit publik shtetëror MTVA, të cilin e akuzon për njëanshmëri dhe përhapje propagande gjatë fushatës zgjedhore

Në një intervistë të transmetuar në të njëjtin televizion shtetëror, Magyar u shpreh se media publike ka vepruar kundër partisë së tij dhe se do të reformohet rrënjësisht pas formimit të qeverisë së re. “Ky mekanizëm dezinformimi do të mbyllet sapo të nisë qeveria e Tisza-s,” deklaroi ai, duke iu referuar projektit të tij politik.Ai shtoi se plani i tij përfshin krijimin e një sistemi mediatik “të pavarur dhe të paanshëm”, ndërsa akuzoi MTVA për përhapje të lajmeve të pavërteta dhe sulme personale gjatë fushatës. Nga ana tjetër, drejtuesit e transmetuesit publik i kanë mohuar akuzat, duke theksuar se institucioni ka vepruar brenda kornizës ligjore dhe se u ka ofruar hapësirë të gjitha palëve politike.

Intervista u shoqërua me debate të forta, ndërsa Magyar përsëriti kritikat e tij duke pretenduar se mediat shtetërore kanë qenë të njëanshme për një periudhë të gjatë kohore. Deklaratat e tij kanë hapur një debat të gjerë mbi rolin e medias publike dhe lirinë e informacionit në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments