BallinaLajmeQeveria premton cilësi, akademikët shohin ndërhyrje

Qeveria premton cilësi, akademikët shohin ndërhyrje

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme nga opozita dhe një pjesë e komunitetit akademik, Qeveria ka vendosur të shtyjë përpara paketën e tre ligjeve për arsimin e lartë dhe shkencën, duke i futur në procedurë pa arritur të shuajë dilemat për ndikimin e tyre mbi autonominë universitare. Paketa përfshin projektligjin për arsimin e lartë, ligjin për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe shkencë, si dhe ligjin për veprimtari shkencore-kërkimore, të cilat pritet të sjellin ndryshime të thella në funksionimin e universiteteve.uhet t’i jepet fund improvizimeve dhe eksperimenteve në arsim, pasi bëhet fjalë për themelin e çdo shoqërie. “Kur merren vendime të gabuara në arsim, pasojat i ndjejnë brezat. Nuk mund të lejojmë edhe një dekadë të humbur”, tha Mickoski.

Sipas kryeministrit, zgjidhja e re ligjore krijon kushte që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale në universitetet vendore. Për herë të parë, sipas tij, studentët që kanë studiuar me bursa shtetërore në 100 universitetet më të mira në botë, si dhe studentët më të mirë në vend, do të kenë përparësi në punësim në universitetet shtetërore.

“Përveç kësaj, po vendoset edhe një model i ri financimi për universitetet, me lidhje të qartë mes rezultateve dhe mjeteve financiare. Më shumë punë do të thotë më shumë mjete. Do të investojmë më shumë, por do të kërkojmë edhe më shumë llogaridhënie”, theksoi Mickoski.

Buxheti për universitetet këtë vit arrin në 7.5 miliardë denarë, që është dukshëm më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa Qeveria paralajmëron se ky trend do të vazhdojë. Paralelisht, rritet edhe mbështetja për veprimtarinë shkencore, me qëllim forcimin e dukshmërisë dhe citueshmërisë ndërkombëtare të universiteteve në Maqedoni të Veriut.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ndërkohë, theksoi se arsimi i lartë dhe shkenca do të marrin një kornizë të re ligjore që ofron shumë më tepër mundësi për profesorët, shkencëtarët, hulumtuesit dhe studentët për zhvillim personal dhe për kontribut në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dije, aftësi, arritje shkencore dhe inovacione.

“U takuam me të gjithë, i dëgjuam të punësuarit në universitetet publike, në ato private, në institucionet shkencore dhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve. Pranuam shumë sugjerime konstruktive, ndërsa qasja kritike e komunitetit akademik dhe shkencor ndihmoi shumë në përgatitjen e versionit më të mirë të ligjit. Ky nuk është një debat i shtirur – një i tillë nuk do të zgjaste kaq gjatë. Dhe nuk është parimi i punës si në vitin 2018, kur ligjet i sillte kabineti i ministrit”, tha Janevska.

Ministrja gjithashtu theksoi se procesi i hartimit të zgjidhjeve ligjore është vështirësuar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave nga qendra të ndryshme me ndikim në opinionin publik. Si shembuj ajo përmendi pretendimet për cenimin e autonomisë së universiteteve, shfuqizimin e studimeve me korrespondencë (studimeve jashtë orarit) dhe heqjen e fondit për mbulimin e shpenzimeve për publikimin e punimeve shkencore në revista ndërkombëtare.

Përfaqësues të studentëve, të cilët morën pjesë në takimin, theksuan se duhet pasur kujdes se ku investohen mjetet, pasi disa universitete përballen me sfida të shumta, studentët nuk mund të ndjekin mësimin për shkak se nuk ka ngrohje ose nuk kanë kushte për praktikë, ndërsa disa konvikte studentore janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk ofrojnë kushte për jetesë.

Edhe pse ndryshimet kaluan filtrin qeveritar, projektligji për arsimin e lartë ishte objekt i kritikave të shumta, si nga opozita ashtu edhe nga një pjesë e publikut akademik. Nga Sindikata e Pavarur Akademike reaguan se me këto zgjidhje ligjore rrezikohet autonomia universitare. Sipas tyre, Ministria e Arsimit dhe Shkencës fiton mundësinë të kryejë ndryshime statusore në universitetet publike pa pëlqimin e tyre dhe pa kritere të qarta të përcaktuara. Problem, sipas Sindikatës së Pavarur të Arsimit, është edhe fakti që për investimet dhe zhvillimin e universiteteve do të vendosë Këshilli, në të cilin bëjnë pjesë edhe përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, në vend të Senatit universitar.

Edhe Forumi për Ndryshime në Arsim ka kritikuar propozim-ligjin për arsimin e lartë. Nga kjo organizatë joqeveritare kanë theksuat se ndonëse ministrja e arsimit kishte organizuar takime dhe ishte konsultuar me faktorë të ndryshëm, përsëri e ka bërë ligjin siç e kishte planifikuar nga fillimi, ndërsa cilësojnë se në këtë mënyrë dëshmohet se konsultimet publike ishin thjesht një fasadë demokratike.

“Trupa Nacionale Studentore nuk do të njihet ligjërisht. Kjo sepse studentët e bashkuar për ata përbëjnë kërcënim, ndërsa njohja ligjore e këtij organizimi studentor do të pamundësonte pikërisht atë që ky ligj synon: fragmentimin. Këshilli i Etikës nuk do të krijohet. Kjo sepse universitetet me kode etike në letër por pa mekanizma të pavarur zbatimi janë shumë më të lehta për t’u kontrolluar. Plagjiatura, falsifikimi dhe abuzimi akademik do të vazhdojnë, jo nga neglizhenca, por sepse askush nuk do të jetë i detyruar t’i ndalojë. Familjarizimi i fakulteteve dhe nepotizmi tashmë do të jenë legal. Propozimi ynë që të mos hiqet neni i cili parandalonte këtë, nuk është marrë parasysh”, thuhet në reagimin e Forumit për Ndryshime në Arsim.

Më herët reagoi edhe opozitarja LSDM, e cila kërkoi tërheqjen e projektligjit. Sipas partisë, ndryshimet vendosin kontroll qeveritar mbi universitetet, cenojnë autonominë e tyre dhe hapin hapësirë për partizim. Projektligji, i cili pritet të zëvendësojë atë aktualin nga viti 2018, parashikon edhe kritere më të rrepta për zgjedhjen në tituj akademikë. Kandidatët për docent, profesor të asociuar dhe profesor të rregullt do të duhet të kenë të publikuara 6 deri në 7 punime shkencore, nga të cilat të paktën gjysma në revista të indeksuara në Web of Science ose Scopus. /Koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments