BallinaLajmeLSDM i përgjigjet kryeministrit: Kemi ndjesinë se Mickoskit i ka hyrë frika...

LSDM i përgjigjet kryeministrit: Kemi ndjesinë se Mickoskit i ka hyrë frika në kockë

“Kemi ndjesinë se frika i ka hyrë në kocka Mickoskit! Kemi ndjesinë se Zyra e Prokurorit Evropian tashmë e ka çështjen për kombinimet e biznesit të Orbanit, në të cilat është i përfshirë vetë Mickoski. Kemi një ndjesi se qytetarët e Maqedonisë shumë shpejt do të dëgjojnë detaje tronditëse rreth marrëveshjeve Orban-Mickoski-Vuçiq në Ballkan. Kemi një ndjesi se do të zbulojnë se si janë shpenzuar paratë e qytetarëve maqedonas – përmes çfarë kredish, mediash, telekomunikacionesh dhe projektesh infrastrukturore. Kemi një ndjesi se do të flitet edhe për pastrim parash përmes institucioneve të caktuara financiare”, thonë nga LSDM.

Ky reagim i LSDM-sëerdhi pas qlndrimevbe të kryeminstrit Mickoski se ka ndjesinë sd do të ndiqen penalisht ish kryemnistra të LSDM-së.

 “Kam ndjesi që së shpejti funksionarë të lartë nga qeveria e kaluar e LSDM-së, kryeministra të mëparshëm – kryetarë qeverie, të afërmit e tyre familjar dhe kështu me radhë do të përfshihen me ndjekje të caktuara. Kam ndjesi, nuk them se kam informacione! 

Përplasjet e pushtetit dhe opozitës sa vijnë e shtohen në këtë drejtim pas humbjes së zgjedhjeve të Orban në Hungari dhe deklaratës së kryeministrit të ardhshëm hungarez Maxhar që do të pastroj vendin nga kriminelët e huaj, duke përfshirë edhe ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments