BallinaLajmeStudentët e “Work and Travel” protestuan para DAP-it kundër tatimit për të...

Studentët e “Work and Travel” protestuan para DAP-it kundër tatimit për të ardhurat nga jashtë

Studentët që kanë marrë pjesë në programin “Work and Travel” protestuan para Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ata thonë se edhe pse gjatë verës kanë punuar jashtë vendit dhe më parë kanë qenë të liruar nga tatimi për të ardhurat e fituara, tani shteti u llogarit tatim dhe u kërkon ta paguajnë për këto të ardhura.

“Një student ka punuar atje për tre vite, ka fituar, le të themi, 6.000 euro në vit dhe ato para i ka shpenzuar për studime, qira, ka blerë makinë, dhe tani ka fituar gjithsej 18.000 euro, duhet të paguajë 10%, pra 1.800 euro. Gjermania na i kthen këto para për të na mbështetur si të rinj, për të na motivuar dhe për të qenë faktor i mirë në shoqëri dhe për të bërë diçka pozitive me arsimin tonë, ndërsa këtu na ndëshkojnë për këtë”, tha studenti.

Protestuan edhe punëtorët nga Afganistani dhe Iraku, të cilët thonë se nuk kanë marrë informacione në kohë që duhet të paguajnë tatim.

“Nuk mundet një institucion t’i zhduke pesë vite dhe pastaj, pas pesë viteve, të zgjohet dhe të thotë: hej, ju keni tatim për vitin 2020. Po ku është ajo përllogaritje që të na dorëzohej në vitin 2021?”, deklaroi Zhikiça Millanov, punëtor në Afganistan në vitin 2020.
Drejtoresha e DAP-it Elena Petrova, deklaroi se nuk do të tatohen mjetet e marra si kthim tatimi, por vetëm të ardhurat e fituara jashtë vendit.

“Paga e realizuar në Gjermani, nga rezident tatimor i Maqedonisë, duhet të tatohet në Gjermani, por nëse nuk është tatuar në Gjermani, atëherë tatimi paguhet në Maqedoni. Këtu nuk bëjmë dallim se për cilën kategori qytetarësh bëhet fjalë, apo për ndonjë qytetar tjetër që realizon të ardhura nga puna”, theksoi Elena Petrova, drejtoreshë e DAP-it.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike informojnë se deri në vitin 2024 të dhënat nuk janë përpunuar në mënyrë sistematike, ndërsa analiza e tyre ka filluar pikërisht atë vit. Për vitin 2024 është përcaktuar tatim në vlerë prej 171,6 milionë denarë, nga të cilat deri më tani janë mbledhur 30,4 milionë denarë. Për vitin 2025, sipas të dhënave nga bankat, janë regjistruar 70.869 persona me hyrje në vlerë totale prej 577 milionë euro. Deri më tani janë dërguar 9.522 njoftime, ndërsa janë evidentuar edhe 4.459 deklarime vullnetare. (Alsat)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments