BallinaLajmeBDI nuk e mbështet Ligjin për Arsimin e Lartë

BDI nuk e mbështet Ligjin për Arsimin e Lartë

Opozitarja BDI nuk do ta mbështesë ligjin për arsimin e lartë, për arsye se siç thonë, ky ligj e cenon autonominë universitare duke i mundësuar ministrit të arsimit por edhe vetë Qeverisë ndërhyrje brutale në vendimmarrjen akademike, në menaxhimin me financat e vetë universiteteve si dhe në udhëheqjen e institucioneve të arsimit të lartë.

“Përmes këtij ligji do të dobësohet  demokracia  e brendshme e universiteteve, ndërsa vendimmarrja do të centralizohet në duar të disa individëve dhe grupeve të interesit.  Liria akademike duhet të jetë e paprekshme ndërsa institucionet e arsimit të lartë të jenë të pavarura gjatë realizimit të veprimtarisë së tyre.  Për arsyet e lartpërmendura, ky propozim ligj është i papranueshëm për ne dhe në asnjë mënyrë nuk do ta ketë mbështetjen tonë”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments