BallinaLajmeKrizë e thellë në Tetovë: Nxënësit përballë devijimeve, shkollat pa staf profesional

Krizë e thellë në Tetovë: Nxënësit përballë devijimeve, shkollat pa staf profesional

Derisa dhuna, përdorimi i lëndëve narkotike dhe sjelljet devijante lulëzojnë, shkollat në Tetovë vazhdojnë të kenë mungesë të madhe të stafit profesionist si psikologë, sociologë, pedagogë dhe të tjerë, raporton Portalb.mk.

Sipas Nazmi Dautit nga Sektori për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës, në shkolla gjithsej mungojnë rreth 24 punësime të stafit profesionist.

“Pikërisht shkaku i paralajmërimeve të rrejshme për bomba dhe normalisht dukurive devijante që ndodhin nëpër shkollat fillore dhe të mesme është më se e nevojshme angazhimi i këtij kuadri profesional që shkollat të jenë të përgatitura brenda për brenda që të mund të minimizojnë këto probleme”, tha Dauti.

Kryetari i komunës, Billall Kasami, fajin vazhdimisht e ka hedhur te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe gjatë qeverisë së kaluar, edhe tani kur ai është njëri nga liderët e koalicionit VLEN që është në pushtet.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur deri më tani të sigurojmë pëlqim prej Ministrisë së Arsimit për punësim të rregullt të këtij kuadri, prandaj komuna e Tetovës ka angazhuar kuadër me kontratë deri sa të gjejmë zgjidhje afatgjate. Në këtë rast për ta shpallur konkurs, neve na duhet pëlqim nga Ministria e Arsimit dhe e financave”, tha Kasami.

Portalb.mk kërkoi sqarime nga Ministria e Arsimit për këtë çështje, por nga aty nuk u përgjigjën.

Në mungesë të punësimit të kuadrit profesionist, Komuna e Tetovës zgjidhjen sheh te angazhimi i një Shoqate private të psikologëve që të ndihmojë shkollat fillore dhe të mesme me kuadër profesional.

Por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga opozita. Këshilltarja komunale nga BDI, Belinda Amiti thotë se Komuna e Tetovës ndan nga buxheti i saj 800 000 denarë për organizatë joqeveritare e cila ka formuluar një program parandalues të këshillimit për nxënësit.

“Vetëm një psikolog do të punojë me 150 nxënës gjatë një viti. A është kjo e nevojshme pasi në kuadër të shkollave funksionojnë shërbimet pedagogjike? Apo është mënyrë për të shpërblyer persona partiakë me punësime”, tha Amiti.

Ndryshe, nëpër shkollat e Tetovës situata është alarmante me sjelljet devijante të fëmijëve si përdorimi i narkotikëve, dhuna, bullizmi, lojërat e fatit dhe të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments