BallinaLajmeMe patentë shofer të kategorisë “B”, do të mund të vozisni motoçikletë...

Me patentë shofer të kategorisë “B”, do të mund të vozisni motoçikletë deri 125 cc

Kuvendi dje në procedurë të shkurtuar, miratoi ndryshimin e Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, i cili lejon drejtimin e motoçikletave deri në 125cc me patentë shoferi të kategorisë B. Me propozimi të deputetit Pavle Arsoski, Kuvendi shqyrtoi ligjin dhe ai u miratua me 84 vota pro dhe asnjë kundër. Pas miratimit në seancë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjor e aprovuan ligjin.

Sipas ndryshimeve ligjore, një person që ka patentë shoferi të kategorisë B ka të drejtë të drejtojë motoçikleta me transmision automatik të kategorisë „A1“, me maksimal 125 cm³ dhe fuqi motorit deri në 11 kW, ku raporti i fuqisë së motorit me peshën e vozitësit nuk kalon 0.1 kW/kg. Shoferi duhet të ketë mbushur 23 vjeç, të ketë të paktën 5 vite patentë shoferi B dhe të ketë përfunduar një trajnim teorik 4-orësh, i vlefshëm vetëm në territorin e Maqedonisë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se menjëherë mund të drejtoni motoçikletë 125cc me patentën B, pasi Ministria e Brendshme duhet të përfundojë “procedurat administrative”. Ministri i Brendshëm brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit do të përcaktojë përmbajtjen e trajnimit, format dhe përmbajtjen e certifikatës, si dhe mënyrën e regjistrimit të certifikatave për trajnim teorik 4-orësh për drejtimin e motoçikletave deri në 125 cm³. Auto-shkolla do të lëshojë certifikatën dhe do të informojë Ministrinë e Brendshme, e cila do të mbajë evidencë të veçantë.

Për t’u drejtues të motoçikletave 125cc me patentën B, duhet të plotësohen këto kushte:

Të keni të paktën 5 vite patentë B

  • Të keni mbushur 23 vjet
  • Të keni kryer trajnim shtesë (4 orë teorike në auto-shkollë)
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments