Në seancën për pyetje parlamentare të opozitës, Rina Ajdari nga Fronti Evropian kërkoi përgjigje nga zëvendëskryeministri Bekim Sali pse nuk kishte marrë pjesë në protestën e studentëve shqiptarë, të cilët kërkonin që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.Studentët u pritën nga unë për të diskutuar këtë çështje”, u përgjigj Sali, duke shtuar se do të gjendet një zgjidhje që studentët shqiptarë ta japin provimin në gjuhën e tyre amtare. “Kryeministri Mickoski, mendoj se me miratimin tuaj një funksionar i lartë që vjen nga partia Alternativa – dhe kjo është shumë simptomatike – e ka njoftuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian se jo opozita, por studentët duan ta destabilizojnë vendin. Imagjinoni, dhe pas kësaj unë nuk shoh hapësirë për diskutim, përveçse të pyes sërish me seriozitetin më të madh: për sa u shit çështja kombëtare, për sa u shit gjuha shqipe – për një karrige apo për një mandat deputeti?”, tha Rina Ajdari – Fronti Evropian.
Revolta e tyre u dëgjua në mënyrë institucionale dhe ne reaguan duke ndërmarrë masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi. Studentët shqiptarë do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ndërkohë, edhe shqetësimi juaj del se po protestoni kundër asaj që vetë e keni bërë për 22 vjet, pra në thelb po protestoni kundër vetvetes”, u shpreh Bekim Sali – zëvendëskryeministër për çështje evropiane.
