9.3 C
Tetovo
E martë, 7 Prill, 2026
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë në RMV: Provimi, veç sipas ligjit

Ministria e Drejtësisë në RMV: Provimi, veç sipas ligjit

Ministria e Drejtësisë reagoi pas protestës së sotme të studentëve, duke theksuar se e respekton të drejtën për protestë si një vlerë themelore demokratike. Megjithatë, nga ky institucion vlerësojnë se protesta është shoqëruar me përpjekje për manipulim nga struktura politike që, sipas tyre, për vite kanë kontribuar në gjendjen e sistemit të drejtësisë, transmeton TV21.

Ministria shprehu shqetësim edhe për rolin e një partie opozitare, duke akuzuar për instrumentalizim të protestës dhe përdorim të retorikës etnike për qëllime politike afatshkurtra. Sipas tyre, mungesa e simboleve shtetërore në protestë ngre pikëpyetje për raportin e organizatorëve me rendin kushtetues.

Sa i përket kërkesave të studentëve, Ministria rithekson se provimi i jurisprudencës zhvillohet sipas ligjit në fuqi dhe se bëhet fjalë për një provim profesional, jo procedurë administrative. Institucioni shton se mbetet i hapur për dialog, por brenda kornizës ligjore.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë është dërguar vetëm në gjuhën maqedonase./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments