9.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Prill, 2026
BallinaLajmeBotaDisa vende të BE-së e kanë pezulluar pjesërisht sistemin e hyrje-daljeve,nga 10...

Disa vende të BE-së e kanë pezulluar pjesërisht sistemin e hyrje-daljeve,nga 10 prilli 2026

Sistemi i ri i hyrje/daljeve të Bashkimit Evropian (EES) ishte planifikuar të bëhej plotësisht funksional më 10 prill 2026.Megjithatë, disa shtete anëtare po përballen me probleme teknike dhe sfida në zbatim, duke shkaktuar vonesa të gjata në pikat kufitare.

Rradhet e pritjes edhe nga disa orë. Si pasojë, disa vende te BE-se kanë vendosur të pezullojnë ose të zbatojnë vetëm pjesërisht sistemin, për të shmangur kaosin në kufij, sidomos gjatë periudhave me fluks të lartë udhëtimesh

Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i Bashkimit Evropian ka shfaqur probleme në praktikë, dhe kjo është arsyeja pse shumë shtete kanë hequr dorë nga respektimi i afatit përfundimtar.

Ky sistem është lançuar pjesërisht në muajin tetor, ndërsa më 10 prill duhej të ishte plotësisht funksional në të gjitha kalimet kufitare në Bashkimin Evropian. Mirëpo, ai nuk po funksionon në mënyrë të njëtrajtshme, duke nxjerrë në pah probleme operative në pikat kryesore kufitare.

EES zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrim biometrik, fotografi të fytyrës dhe gjurmë gishtash, dhe synon të forcojë kontrollin e kufijve të jashtëm dhe të luftojë tejkalimet e qëndrimit në territorin e BE-së.

Zbatimi është i fragmentuar. Disa shtete e kanë reduktuar ose pezulluar përkohësisht për shkak të problemeve teknike dhe mungesës së kapaciteteve. Komisioni Evropian ka lejuar fleksibilitet, duke mundësuar pezullime të përkohshme gjatë pikut të sezonit.

Belgjika, krahas Francës dhe Holandës, tashmë ka bërë të ditur se nuk mund ta vërë plotësisht në funksion këtë sistem. Pasagjerët në aeroportin e Brukselit po përballen me radhë pritjeje që zgjasin edhe disa orë.

Për autoritetet belge, radhët e pritjes janë të papranueshme dhe dëmtojnë imazhin e kryeqendrës evropiane, Brukselit.

Autoritetet përkatëse të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar konsulta me Komisionin Evropian për të krijuar një orar të përbashkët dhe realist për zbatimin e plotë të regjistrimit biometrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments