9.3 C
Tetovo
E martë, 7 Prill, 2026
BallinaLajmeMinistri i Transportit, Aleksandar Nikollovski kërkon hetim nga prokuroia për prejardhjen e...

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski kërkon hetim nga prokuroia për prejardhjen e parave të Sasho Mijalkovit për hotelin në Ohër

Ndërkohë që hoteli i ish‑kryeshefit të DSK‑së, Sasho Mijallkov, i cili po ndërtohet në lokacionin më atraktiv në Ohër, në lagjen Gorica, po përgatitet t’i hapë dyert për mysafirët e parë, ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i bëri thirrje Prokurorisë që të hetojë prejardhjen e parave me të cilat ndërtohet objekti. Nikollovski thotë se objekti që po ndërtohet atje është me përmasa më të vogla se sa lejonte dokumenti i ndërtimit dhe se ka ekzistuar plan urbanistik i vlefshëm, shpenzimet komunale janë paguar, toka ishte shitur në ankand para 15 vitesh dhe se tre kryetarë komune më parë kanë nënshkruar leje ndërtimi.

“Supozoj se askush nuk pret që një investitor me atë profil të jetë aq naiv sa të ndërtojë pa leje. Mendoj se pyetja kyçe atje është cila është prejardhja e parave dhe nga vijnë paratë për ta ndërtuar atë objekt. Nëse shkojmë sipas logjikës së “Ohër SOS”, me sa di unë nuk ka asnjë anëtar nga Ohri, atëherë nëse hartohet studim i tillë, kjo do të thotë se është në rregull që një person me atë profil, për të cilin të gjithë kemi dëgjuar se sa para ka keqpërdorur dhe të cilin partia jonë politike e përjashtoi nga anëtarësia, të ndërtojë atje. Dhe nëse nesër bëhet një tjetër studim ekologjik për ndonjë lokacion tjetër, atëherë edhe atje të ndërtohet. Pres që prokuroria të veprojë në këtë rast”, deklaroi Aleksandar Nikolloski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga Prokuroria Publike thonë se veprojnë në pajtim me kompetencat e tyre ligjore dhe në bazë të provave të mundshme të dorëzuara për vepër penale ose sipas informacioneve të marra, por jo në bazë të thirrjeve publike.

“Nëse sigurohen prova që tregojnë bazë për vepër penale në këtë rast, Prokuroria publike sigurisht do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj”, thanë nga PTHP.

Nëse sigurohen prova për vepër penale, Prokuroria do të veprojë
Nga partia “E Majta” thonë se objekti po ndërtohet në kundërshtim me rregulloret urbanistike dhe ekologjike. Pyesin pse VMRO‑DPMNE për dy vite të plota nuk ka paraqitur kallëzim për të hetuar prejardhjen e pasurisë së Mijallkovit, ndërsa, siç thonë ata, me mosveprimin e kryetarit të tyre të komunës, Mijallkovi ka legalizuar paratë kriminale përmes një hoteli të ndërtuar pa leje. Ata kërkojnë që menjëherë të paraqitet kallëzim në Drejtorinë për Zbulim Financiare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments