11.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Prill, 2026
BallinaLajmeJanë paguar rreth 94 milionë denarë subvencione për rreth 2.430 fermerë

Janë paguar rreth 94 milionë denarë subvencione për rreth 2.430 fermerë

 Pagesë prej rreth 94 milionë denarësh është realizuar sot për rreth 2.430 fermerë, si mbështetje financiare në bujqësi, informuan pasdite nga Mjinistria e Bujqësisë, PYlltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Gjithsej 89.465.370 denarë për 2.381 përfitues në kuadër të nënmasës 1.1 – pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme bujqësore për oriz, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025. Pastaj, 3.313.888 denarë sipas masës 7 – mbështetje financiare për magazinimin e grurit dhe elbit nga prodhimi vendor, pastaj 1.060.218 denarë në kuadër të nënmasës 1.1 – mbështetje financiare për orizin (arpë) e dorëzuar, nga Programi për zbatimin e fondit intervent për bujqësinë për vitin 2025”, kumtuan nga MBPEU.

Prej aty theksuan se prioriteti mbi të cilin po punohet është rritja e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments