www.telegrami.mk
Në komunën e Tetovës , që drejtohet nga Bilall Kasami, duket se prioritetet mbarojnë sapo mbyllen kutitë e votimit. Festivali Karnavalet Ilire, një nga ngjarjet më të njohura kulturore në Tetovë, nuk zbriti nga MALSIA e SHARRIT të mbahet në edicionin e tij të 18-të.
Rastësi? Vështirë të besohet.
Në prapaskenë përflitet për hatërmbetje politike dhe përplasje me VMRO-DPMNE, ndërsa faturën e paguajnë qytetarët. Sepse kur politika merret me hesapet e veta, kultura del gjithmonë humbëse.Në Tetovë lekët simbolik që i ndau Bilall Kasami ishin sa për tu arsyetuar para opinionit …dikur më 13.03.2022..kur ishte i pari në SOFËR
Premtimet për zhvillim kulturor u zëvendësuan me heshtje. Tetova, që dikur mburrej me aktivitete që sillnin jetë dhe vizitorë, mysafir fakte…
sot mbetet pa një nga simbolet e saj festive.
Kjo nuk është thjesht anulim eventi. Është tregues i një qasjeje: votat merren lehtë, por përgjegjësia harrohet po aq lehtë.
Në fund, qyteti mbetet pa parakalim të kuajve dhe flamujve nacional,
pa festival, pa traditë dhe pa përgjigje…www.telegrami.mk
