Në fshatin Bozovcë, në malësinë e Sharrit, u mbajtën Karnavalet Ilire. Organizatorët treguan se mungesa e financave i ka detyruar që organizimi të jetë më i kufizuar. Ai kritikoi institucionet për mungesën e mbështetjes, transmeton Portalb.mk.“Ky është edicioni i 18-të me radhë pa ndërprerje. Pavarësisht asaj, ne kemi pasur edhe promovime të tjera në Prizren, Prishtinë dhe në Kaçanik. Por kryesorja, vetëm për të mbajtur kontinuitetin, sepse mjete të mjaftueshme nuk kemi pasur nga institucionet, dhe vetëm e vetëm që mos të humbet kontinuiteti, falë disa bizneseve dhe individëve që na kanë përkrahur dhe mbështetur që ky eveniment që të vazhdojë edhe këtë vit”, njoftoi organizatori.
