10.2 C
Tetovo
E diel, 5 Prill, 2026
BallinaLajmeMickoski u garanton studentëve shqiptarë: Do të gjendet zgjidhje për provimin e...

Mickoski u garanton studentëve shqiptarë: Do të gjendet zgjidhje për provimin e jurisprudencës!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thyer heshtjen lidhur me revoltën e studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare. Në prag të protestës së paralajmëruar, kreu i qeverisë ka dhënë një garanci publike se kjo çështje do të marrë një epilog pozitiv.

“Unë i garantoj studentët se siç janë gjetur shumë zgjidhje për shumë sfida dhe shumë lëshime nga e kaluara, ashtu edhe për këtë do të gjendet zgjidhje përkatëse. Unë mendoj se atë tanimë e dinë dhe apeli im është që të mos lejojnë të jenë vegël në duart e partisë politike që ende jeton në kujtimet e së kaluarës, gjegjësisht në kohën e shekullit të kaluar”, deklaroi Mickoski.

Po ashtu edhe VLEN paralajmëroi se do të ketë zgjidhje, por që opozita shqiptare që për 20 vite nuk ka gjetur zgjidhje dhe ka lënë probleme tanimë po bën zhurmë për përfitime dhe keqpërdorime politike.

“Për këto gati dy vite në opozitë, BDI nuk ka lënë gjë pa keqpërdorur, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet politike, madje edhe shqetësimet e studentëve. Sot, pa asnjë kredibilitet moral, përpiqet të instrumentalizojë edhe një çështje që vetë e ka lënë peng. E njëjta parti, me disa ministra të Drejtësisë, sot derdh lot krokodili për një problem që nuk e zgjidhi kur e kishte gjithë pushtetin në dorë. Njëkohësisht, është për t’u habitur se si gjatë 20 viteve pushtet të BDI-së, kur arsimi u nëpërkëmb dhe shumë padrejtësi mbetën pa zgjidhje, nuk u pa as edhe një protestë”, theksoi VLEN.

Por lidhur me këtë kanë reaguar nga BDI.

Zëdhënësja e partisë Arta Bilalli Zendeli shkruan se garancitë për të drejtat siç duket vlejnë vetëm për fushatë, ndërsa as fushatës, zëri i tyre nuk dëgjohet. “Sot studentët janë në rrugë për dinjitet. Ata në zyra, pa zë… sa keq!”, shprehet Bilalli Zendeli. Sipas BDI, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në këto provime nuk është çështje që kërkon zgjidhje të reja, iniciativa të reja apo interpretime të reja, por kërkon vetëm zbatim të ligjit ekzistues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments