5.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Prill, 2026
BallinaLajme“Më mirë për Tetovën”: E VËRTETA RRETH SAUBERMACHER: Partneritet publiko-privat vetëm në...

“Më mirë për Tetovën”: E VËRTETA RRETH SAUBERMACHER: Partneritet publiko-privat vetëm në dobi të privatit dhe në dëm të qytetarëve.

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së partneritetit publiko-privat mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Saubermacher, duke e cilësuar atë si një marrëveshje që favorizon privatin dhe dëmton interesin publik.

Në pikën e planit dhe menaxhimit të mbeturinave për vitin 2026 partneri privat i Komunës së Tetovës, Saubermacher, mes tjerash e ceki se në 2026 planifikohet një pikë e re për mbledhjen e mbeturinave të rënda në pjesën qendrore të qytetit, por pa saktësuar lokacionin.

Pyetëm Kryetarin Kasami dhe këshilltarët që kan qen pjesë e përbërjes së kaluar të Këshillit, si e dorëzuan “falas” NPK Tetovën në duart e privatit Saubermacher.

Për vetëm 1600 euro kompenzim mujor, ia dorëzuan mehanizacionin e NPK Tetova në vlerë 600,000 euro edhe atë:

16x kamionë

2x eskavatorë

8x kontejnerë 5000 litra

7x kontejnerë 3000 litra

Kjo marrëveshje parasheh që vetëm 1% e pagesës nga përdoruesit e shërbimit ti paguhet si kompenzim koncesioni partnerit publik, me gjasa të mëdha që edhe ajo pas 3 vitesh mos paguhet sipas nenit 10 paragrafi 2 të marrëveshjes!

A ia vlen që prona publike ti jepet privatit?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments