5.9 C
Tetovo
E martë, 31 Mars, 2026
BallinaLajmeAmbasada e SHBA-së prononcohet për futbollin: Bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e SHBA-së prononcohet për futbollin: Bëjeni Kosovën krenare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë disa fotografi nga ambientet e saj në Prishtinë, duke treguar përkrahjen për Kosovën para ndeshjes historike ndaj Turqisë.

Dardanët dhe turqit do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në njërën prej fotove shihet Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës, duke simbolizuar mbështetjen për Dardanët.

Në një mesazh publik, Ambasada shprehu përkrahje për futbollistët kosovarë.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”

Ky veprim tregon lidhjen e përfaqësuesve amerikanë me emocionet kolektive të qytetarëve dhe rëndësinë historike të ndeshjes për Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments