Në kuadër të angazhimeve për riorganizimin
e strukturave organizative, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçisht.
Me votë unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Afrim Bilalli, ndërsa u konstitua edhe kryesia e re që do të angazhohet në realizimin e objektivave dhe në konsolidimin e mëtejshëm të degës.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të qëndrueshëm dhe angazhimit aktiv për organizimet e mëtutjeshme.
Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e PDSH-së në Vrapçisht.
