1.8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Mars, 2026
BallinaLajmePërflitet: Bilall Kasami për tu "çliruar" propozon Albi Qamilin në vend të...

Përflitet: Bilall Kasami për tu “çliruar” propozon Albi Qamilin në vend të Fatmir Limanit ministër?

Lufta mes Fatmir Limanit dhe Lëvizjes BESA vazhdon. Në partinë e udhëhequr nga Bilall Kasami përflitet se Fatmir Limani do të shkarkohet në rekonstruksionin e parë të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe në vend të tij do të vijë nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili.

Nga krahu i Fatmir Limanit thuhet se ai mund të shkarkojë nga qeveria të gjithë përfaqësuesit e VLEN-it duke qëndruar i vetëm në qeveri.

Në këtë përplasje, pa dashje, është përfshirë edhe kryeministri Mickoski. I pyetur nga portali TetovaSot se çfarë do të ndodhë me Fatmir Limanin, do të vazhdojë të jetë ministër i VLEN-it? Kryeministri Mickovski u shpreh se VMRO është në koalicion me VLEN-in dhe ZNAM-in, duke lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të Fatmir Limanit.

“Shihni, ne kemi parime si koalicion dhe si partnerë të qeverisë janë të tri partitë politike: VMRO, VLEN dhe ZNAM. Kemi paralajmëruar diku nga maj- qershor rekonstruksion të qeverisë dhe atëherë këto diskutime do të vendosen në tavolinë dhe do të shqyrtohen”, u shpreh Mickoski.

Nga VLEN ende nuk ka ndonjë emër zyrtar që mund të zëvendësojë Fatmir Limanin në rast të shkarkimit, por grupe të ndryshme përmendin emrin e Albi Qamilit, një figurë e afërt me Bilall Kasamin dhe Adnan Azizin.

Portali TetovaSot nuk ka dërguar pyetje deri tek Lëvizja BESA, pasi asnjëherë nuk merr përgjigje nga kjo parti.

Nga ana tjetër, edhe pse VLEN përflitet se është shndërruar në parti, problemet e brendshme vazhdojnë dhe ende nuk ka një zyrtarizim të plotë të këtij koalicioni, pasi ka ende dallime dhe përplasje. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments