3 C
Tetovo
E premte, 27 Mars, 2026
BallinaLajmeNevrij Ademi SHPËRTHEN/“Nuk kam kërcënuar askënd!” Respekt për shqipen, jo terror“Mickoski, ti...

Nevrij Ademi SHPËRTHEN/“Nuk kam kërcënuar askënd!” Respekt për shqipen, jo terror“Mickoski, ti je pas kërcënimeve!”

I nderuar Kryeministër

Shkëlqesia juaj z. Hristijan Mickoski

Ky është reagimi im i fundit publik lidhur me akuzat e pavërteta se kinse kam kërcënuar apo fyer dikë.

Për herë të fundit po e them qartë dhe pa asnjë ekuivok: nuk kam kërcënuar askënd, nuk kam fyer askënd dhe asnjëherë nuk kam pasur për qëllim të kërcënoj apo të ofendoj. Kjo është një tentativë e ulët për të devijuar vëmendjen nga thelbi i çështjes.

Unë kam bërë vetëm atë që më takon si qytetar, si gazetar dhe si taksapagues i këtij shteti kam kërkuar të drejtën time legjitime. Asgjë më shumë.

Është e papranueshme që një funksionar publik, i zgjedhur nga votat dhe i paguar nga taksat e qytetarëve, të shmangë përgjegjësinë për të komunikuar në gjuhën e çdo qytetari të këtij vendi. Kërkesa ime është e thjeshtë dhe e drejtë: respekt për gjuhën time amtare – shqipen.

Në vend që të japin përgjigje për këtë kërkesë elementare, po tentojnë të më etiketojnë dhe diskreditojnë. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por edhe një tregues i qartë i mungesës së vullnetit për barazi dhe respekt institucional.

U bëj thirrje të gjithë atyre që përpiqen ta shtrembërojnë të vërtetën: ndaloni manipulimin. Unë nuk do të hesht përballë padrejtësisë dhe nuk do të tërhiqem nga kërkesa ime për të drejta të barabarta.

Kjo është hera e fundit që reagoj për këtë çështje. Nga këtu e tutje, përgjigjen do ta japin faktet dhe e drejta.

I nderuar Kryeministër, ju po bëheni shkak i kërcënimeve të shumta nga qytetarë maqedonas që i marr përmes SMS-porosive. Prandaj, edhe sot edhe nesër, përgjegjësia bie mbi ju.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments