www.telegrami.mk
Blerim Sejdiu kryetari Komunës së Zhelinës ,më mirë të mos kishte folur se sa që përfoli Osman Kadriun.
Deklarata e Blerim Sejdiu është politikisht e qëlluar, por jo krejt e pastër. Ai ka të drejtë në një pikë kyçe rreth BDI por haron se dy vite VLEN është në Qeveri .
Osman Kadriu si gjykatës kushtetues nuk ka mandat të iniciojë ndryshime kushtetuese. Kjo është përgjegjësi e pastër politike dhe bie mbi partitë që kanë qenë në pushtet, përfshirë Bashkimi Demokratik për Integrim. Këtu goditja është legjitime.
Por pjesa tjetër është lojë politike klasike. Kur Sejdiu thotë se Kadriu po sillet si “zëdhënës politik”, ai në fakt po bën të njëjtën gjë në kah të kundërt – po politizon një debat juridik për të fituar pikë politike.BDI nuk është 2 vite në pushtet barra e përgjegjësisë bie mbi VLEN për mbrojtje të të drejtave nacionale të shqiptarëve në Maqedoni Realiteti është që gjykatësit kushtetues duhet të jenë të kujdesshëm në komunikim publik, sepse çdo deklaratë e tyre interpretohet politikisht, sidomos në tema të ndjeshme si gjuha.Osman Kadriu me të drejtë reagon sepse nëse kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostadinovslki reagon politikisht pse Osman Kadriu që është i barabartë nuk paska të drejtë të reagojë profesionalisht…ja majkata… Ku dhe në cilin paragraf të intervistës flet OsmanKadriu POLITIKISHT…CITO …Blerim Sejdiu nuk ka KAÇIK politik dhe INTELEKTUAL të sulmojë Kostadinovskin godet Osman Kadriun gjykatës në gjykatën Kushtetuese …sepse CIAO QEVERIA…Osman Kadriu reagoi si profesionist .
Osman Kadriu kur sulmon mosnjohjen e punës së Kostadinovskit i bie që prek edhe VLEN në QEVERI dhe nuk reagon për deklaratat politike të Kostadinovskit.
Krahasimi me Darko Kostadinovski është i qëllimshëm: Sejdiu po tenton të tregojë standard të dyfishtë. Dhe këtu ka një pikë – nëse kryetari i Gjykatës Kushtetuese flet publikisht, atëherë është hipokrizi të kritikohet vetëm një anëtar pse flet. Por kjo nuk e zgjidh thelbin: gjykata nuk duhet të bëhet arenë politike, pavarësisht kush flet.
Sa i përket gjuhës shqipe, argumenti i Sejdiut është faktikisht i fortë në formë, por i përdorur politikisht: Kushtetuta nuk e përmend drejtpërdrejt “gjuhën shqipe”, por përdor formulimin 20%. Kjo është kompromis politik i vjetër – dhe përgjegjësia është kolektive, jo vetëm e një partie.
Përfundimi i thjeshtë:
- Blerim Sejdiu ka të drejtë për përgjegjësinë politike të BDI-së. Por duke sulmuar BDI mundohet të anatemojë VLEN .VLEN nuk është i virgjër politikisht në rastin aktual për çdo gjë në politikëbërje këto 2 vite mba përgjegjësi nacionale.
- Por po e shfrytëzon situatën për narrativë partiake.
- Ndërsa sulmi ndaj Osman Kadriut është më shumë politik sesa parimor.
Në këtë debat, askush nuk është plotësisht “i pastër” – secili po luan rolin e vet politik edhe MICKOSKI EDHE VLEN …www.telegrami.mk
===============================================================
lajmi aktiv që qarkullon
https://top24.mk/sejdiu-i-pergjigjet-osman-kadriut-bdi-ja-e-la-gjuhen-shqipe-jashte-kushtetutes/
=============================================================
Mesut Shabani -gazetar TETOVË

