5.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Mars, 2026
BallinaLajmeBotaTrump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore. Sulmet...

Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore. Sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani mohon

Dita e sotme është shoqëruar me zhvillime në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pretendon të ketë zhvilluar bisedime produktive me Teheranin.Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, sugjeroi se bisedimet e vazhdueshme me Iran mund të çojnë drejt përfundimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.Nga ana tjetër Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane ushtarake.Po ashtu pak minuta pas deklaratës së Trump, ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”.Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në X se nuk po zhvillohen negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk është i përfshirë në asnjë bisedim të tillë.Populli ynë kërkon ndëshkim të plotë dhe të rëndë për agresorët. Të gjithë zyrtarët mbështesin fuqimisht udhëheqësin dhe popullin e tyre derisa të arrihet ky qëllim,” shkroi Ghalibaf.

Ai shtoi se lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të naftës, si dhe për të “shpëtuar moçalin” ku janë bllokuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.Më herët ishte vetë Trump që deklaroi se Irani ka ende një mundësi për të arritur paqe, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments