6.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Mars, 2026
BallinaEkonomiESHS: Paga mesatare për muajin janar të vitit 2026,në Maqedoni, 46.617 denarë

ESHS: Paga mesatare për muajin janar të vitit 2026,në Maqedoni, 46.617 denarë

Paga mesatare mujore neto për punonjës në janar të këtij viti ishte 46.617 denarë, që është më e lartë për 8,3% krahasuar me janarin e vitit 2025, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.Sipas ESHS-së, kjo rritje kryesisht i detyrohet rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët:

Shërbime administrative dhe ndihmëse – rritje 12,9%

Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motorëve – rritje 11,1%
Industri përpunuese – rritje 10,5%

Nga ana tjetër, ulje e pagës mesatare mujore neto krahasuar me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët:

Transport dhe magazinim – ulje 7,4%
Ndërtimtari – ulje 5,3%
Aktivitetet financiare dhe sigurimet – ulje 3,8%

Paga mesatare mujore bruto për punonjës në janar të këtij viti ishte 70.066 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments