Të nderuar besimtarë myslimanë,
Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Kjo festë e shenjtë le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke forcuar vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe humanizmit.
Uroj që gëzimi i kësaj dite të mbushë zemrat tuaja dhe të sjellë harmoni në çdo shtëpi.
Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar kryetari Thaçi në rrjetet sociale.
