10.8 C
Tetovo
E diel, 15 Mars, 2026
BallinaLajmeNë Maqedoninë Lindore Mickoski varg e vijë rrugë po promovon/ Rruga Tetovë...

Në Maqedoninë Lindore Mickoski varg e vijë rrugë po promovon/ Rruga Tetovë – Prizren pret Godonë ?: Detyra projektuese gati por zvarritet hapja e tenderit, nuk ka afat konkret

 Derisa në Kosovë po punohet në terren, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hapur tenderi për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, ndërsa nuk ka afat konkret se kur pritet të fillojnë punimet në terren. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njoftoi për Portalb.mk se e kanë përgatitur programin projektues për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, ndërsa të njëjtën e kanë dërguar në Ministrinë e Transportit.

Megjithatë nuk ka ende afat konkret se kur pritet të shpallet tenderi për këtë rrugë.

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri e konfirmoi se është përgatitur edhe detyra projektuese, duke e vënë procesin në lëvizje.

“Në kuadër të këtij procesi, gjatë këtij viti përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë ndarë rreth 2 milionë euro për përgatitjen e projektimit të detajuar dhe studimit të fizibilitetit për trasenë. Pas përfundimit të këtyre fazave teknike dhe studimeve të nevojshme do të krijohen kushtet për hapat e ardhshëm, përfshirë procedurat për shpalljen e tenderit dhe fillimin e punimeve në terren”, tha Zekolli Shaqiri për Potalb.mk.

Pas shumë zvarritjeve, në prill 2025 u formua grupi i përbashkët i punës midis RMV-së dhe Kosovës për këtë projekt, ndërsa takimi i parë u mbajt dy muaj më pas në qershor, ku u theksua përshpejtimi i procedurave burokratike.

Paraprakisht, nga Ministria e Transportit të RMV-së kanë bërë të ditur se është ndarë buxheti për fazën e projektimit të tunelit.

Ndryshe nga RMV-ja, në Kosovë me 13 gusht 2024 filluan punimet për rrugën Prizren – Tetovë. Paraprakisht me 2 gusht 2024 Kosova nënshkroi kontratat për realizimin e punimeve për këtë projekt. Ndërsa më 23 maj 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar 2024 , vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes të vitit 2026.

18 muaj është afati për kompletimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Tetovë – Prizren, ndërkaq financimi i ndërtimit të tunelit do të bëhet në vlerë proporcionale, sipas gjatësisë së tunelit në territorin e secilës anë. Kjo mes tjerash është e përfshirë në marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, të cilën Portalb.mk e publikoi ekskluzivisht.

Aktualisht prej Tetovës në Prizren, rruga është 109 kilometra, ndërkaq me rrugën e re parashikohet të shkurtohet për 69 kilometra, gjegjësisht kjo rrugë do të jetë e gjatë 40.6 kilometra.

Kjo rrugë në të kaluarën është premtuar në shumë cikle zgjedhore në RMV, por pa realizim deri më tani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments