Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka përfunduar studimi i fizibilitetit për Hekurudhën e Kombit, përcjell TV21. Rama tha se hekurudha Durrës-Prishtinë do të jetë e gjatë 105 km, ndërsa në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar për të gjetur edhe dy mënyra të reja për financimin e së njëjtës.Ka përfunduar, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, Studimi i fizibilitetit dhe projekti paraprak për Hekurudhën e Kombit Durrës-Prishtinë, me gjatësi 105 km, 14 tunele dhe 43 ura. Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti, kemi folur edhe për dy pista financimi të huaja, të cilat do t’i eksplorojmë bashkërisht”, deklaroi Rama.
