1.6 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeLSDM: Jahoski nga “kriminel” në takim me Mickoskin në Qeveri

LSDM: Jahoski nga “kriminel” në takim me Mickoskin në Qeveri

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ashpër pasi në opinion u publikua një fotografi nga një takim në Qeveri mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Asmir Jahoskit, pronarit të kompanisë së njohur “Pucko Petrol”.

Nga LSDM thonë se fotografia “flet më shumë se një mijë fjalë”, duke rikujtuar se pikërisht VMRO-DPMNE për vite me radhë mbajti konferenca të shumta për shtyp kundër Jahoskit dhe kompanisë së tij, duke e akuzuar për kriminalitet dhe për ndotje të qytetarëve.

“Sot e njëjta parti dhe i njëjti kryeministër që e sulmonte publikisht Jahoskin, e pret në takim në Qeveri. Sa konferenca për shtyp mbajti VMRO-DPMNE kundër ‘Pucko Petrol’? Sa deklarata dha personalisht Mickoski duke e quajtur atë kriminel dhe duke pretenduar se kompania e tij e helmon popullin?”, theksojnë nga LSDM.

Partia opozitare rikujton se në mars të vitit të kaluar Jahoski ishte ndaluar dhe dërguar në paraburgim si i dyshuar në rastin që lidhej me furnizimin me mazut për TEC Negotinë.

Sipas LSDM-së, takimi i fundit në Qeveri hap dilema serioze për publikun.

“Pyetja që lind është e thjeshtë: a është ky takim pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike dhe biznesore? A ka në prapavijë ndonjë pazar që lidhet me kthimin e Artan Grubit dhe me interesa biznesi të Mickoskit?”, pyesin nga LSDM.

Nga atje kërkojnë përgjigje të qarta nga kryeministri dhe transparencë të plotë për arsyen e takimit me pronarin e “Pucko Petrol”, duke theksuar se qytetarët meritojnë të dinë nëse akuzat e dikurshme ishin vetëm retorikë politike apo nëse tani po bëhen marrëveshje pas dyerve të mbyllura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments