Duke theksuar se SHBA-ja rrezikoi jetët e amerikanëve me sulmet ndaj Iranit, Medvedev tha: “Nuk ka më asnjë dyshim se Irani do të dyfishojë përpjekjet për zhvillimin e armëve bërthamore”Moskova
Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë i Rusisë, Dmitriy Medvedev, deklaroi se Irani do të përshpejtojë zhvillimin e armëve bërthamore për shkak të sulmeve të nisura nga SHBA-ja dhe Izraeli, duke thënë: “Nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon politikën e tij të çmendur dhe fajtor, (Lufta e Tretë Botërore) pa dyshim do të fillojë”, transmeton Anadolu.
Medvedev foli për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
Duke theksuar se SHBA-ja rrezikoi jetët e amerikanëve me sulmet ndaj Iranit, Medvedev tha: “Nuk ka më asnjë dyshim se Irani do të dyfishojë përpjekjet për zhvillimin e armëve bërthamore”.
Ai shtoi se tani edhe një ngjarje e vogël mund të shërbejë si shkëndijë për fillimin e Luftës së Tretë Botërore, duke shtuar: “Nëse Trump vazhdon politikën e tij të çmendur dhe fajtor, pa dyshim do të fillojë”.
Medvedev gjithashtu deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) po vepron si “vasal i SHBA-së” në çështjen e Iranit, duke thënë: “Kjo është një luftë që SHBA-ja dhe aleatët e saj po zhvillojnë për të ruajtur dominimin global. Derrat nuk duan të braktisin burimet e tyre.”
Ai shtoi se SHBA-ja ka frikë nga Rusia, duke vënë në dukje se rreziku i një konflikti bërthamor është i njohur dhe kjo për Rusinë është një garanci.
