3 C
Tetovo
E diel, 1 Mars, 2026
BallinaLajmeBegaj takohet me ish-presidentin Pendarovski, theksi te marrëdhëniet dypalëshe dhe Korridori 8

Begaj takohet me ish-presidentin Pendarovski, theksi te marrëdhëniet dypalëshe dhe Korridori 8

Gjatë vizitës së tij treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua edhe me ish-Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në takimin miqësor, dy presidentët diskutuan për zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe për situatën e sigurisë në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje dhe nevojës për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë bisedës u trajtua edhe rëndësia strategjike e Korridorit 8, projekt që lidh rajonin me rrjetet evropiane të transportit. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë investimet dhe angazhimin konkret për realizimin e këtij projekti madhor infrastrukturor.

Ish-Presidenti Pendarovski u vlerësua si një figurë që gjatë mandatit të tij i kushtoi vëmendje të posaçme marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërtimit të kohezionit shoqëror në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments