11.2 C
Tetovo
E diel, 1 Mars, 2026
BallinaLajmeBota"Rrezik i lartë, shpërblim i madh"/ Informacioni i fundit që mori Trump...

“Rrezik i lartë, shpërblim i madh”/ Informacioni i fundit që mori Trump para se të shtypte butonin e kuq

Pak para sulmit të SHBA-së ndaj Iranit, me qëllimin përfundimtar, siç doli më vonë, përmbysjen e regjimit, Donald Trump u informua nga ekipi i sigurisë kombëtare të vendit të tij mbi rrezikun e viktimave serioze amerikane, por edhe mbi perspektivën e një trazire më të gjerë gjeopolitike në Lindjen e Mesme në favor të interesave amerikane.

Operacioni “Epic Fury” (Tërbimi epik), siç e quajti Pentagoni, përuroi një cikël të ri dhe me një rezultat të pasigurt konflikti në rajon.Sipas një zyrtari amerikan që foli me Reuters në kushte anonimiteti, njoftimet për Trump e përshkruan operacionin si një skenar “me rrezik të lartë, me shpërblim të lartë” .

Vetë presidenti pranoi publikisht rreziqet, duke deklaruar në fillim të operacioneve dje në mëngjes se “jeta e heronjve të guximshëm amerikanë mund të humbasë”.

Në një mesazh video, Trump theksoi: “Nuk po e bëjmë për momentin, po e bëjmë për të ardhmen dhe është një mision fisnik”, duke shtuar se “për 47 vjet regjimi iranian ka bërtitur vdekje Amerikës dhe ka zhvilluar një fushatë të pamëshirshme gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive. Ne nuk do ta tolerojmë më këtë”.Informimet nga Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, Gjenerali Dan Kaine, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, si dhe nga kreu i Komandës Qendrore (CENTCOM), Admirali Brad Cooper, përfshinin vlerësime (të cilat në fund rezultuan të vërteta) të sulmeve të mundshme iraniane ndaj bazave amerikane dhe veprimeve nga organizatat pro-iraniane në Irak dhe Siri.

Një zyrtar tjetër vuri në dukje se Shtëpia e Bardhë ishte informuar për rrezikun e sulmeve masive me raketa që mund të mbingarkonin mbrojtjen ajrore, ndërsa u theksuan edhe kufijtë e sistemeve të mbrojtjes ajrore që ishin vendosur me nxitim në rajon.

Ndërkohë televizioni shtetëror IRIB ka raportuar se “Udhëheqësi Suprem ka arritur martirizimin”, pa dhënë detaje mbi rrethanat.

“Me dëshminë e udhëheqësit suprem, vizioni dhe misioni i tij nuk do të humbasin, nuk do të harrohen; përkundrazi, ato do të vazhdojnë me edhe më shumë energji dhe zell”, tha një prezantues i televizionit shtetëror.
Edhe agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se Khamenei kishte vdekur, pa specifikuar shkakun e vdekjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments