Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar sërish pas sulmeve të ditës së sotme në drejtim të Iranit.Sipas mediave të huaja, Netanyahu ka deklaruar se ka shenja të shumta që lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të ketë vdekur pas sulmeve.Në një mesazh video-mesazhi, Netanyahu deklaroi: “Regjimi i Ajatollahëve nuk duhet të ekzistojë më. Ne shkatërruam kompleksin e Khameneit, vramë komandantët e Gardës Revolucionare dhe zyrtarët e lartë bërthamorë.”
Sulmi, shtoi kryeministri, u “udhëhoq nga Trump”. Po ashtu Netanyahu kishte edhe një thirrje për iranianët: “Pushtoni rrugët dhe përfundoni punën.”
