2.1 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBDI: Të gjithë në mbështetje të studentëve të Juridikut!

BDI: Të gjithë në mbështetje të studentëve të Juridikut!

Shprehim shqetësim për shkeljen e hapur të Kushtetutës dhe të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Institucionet që kanë detyrim ta garantojnë zbatimin e tyre – Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Gjykata Kushtetuese – duhet të veprojnë në përputhje me ligjin.

Moszbatimi i një të drejte të qartë krijon pasiguri juridike dhe tension të panevojshëm në marrëdhëniet ndëretnike.

Mbështesim iniciativën e studentëve të juridikut për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Mbështesim çdo formë demokratike të veprimit të tyre, përfshirë protesta dhe aktivitete publike.

Kjo është nismë jopartiake.

Duhet të na bashkojë të gjithëve, pavarësisht përkatësisë partiake, etnike apo politike.

Zbatimi i gjuhës shqipe nuk mund të bëhet në mënyrë të pjesshme.

Ligji zbatohet i plotë.

Ne jemi këtu për t’u solidarizuar me studentët dhe me çdo qytetar që kërkon respektim të rendit kushtetues.

Mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit dhe e karakterit multietnik të vendit është përgjegjësi e përbashkët.

Duhet të ruajmë standardet mbi të cilat qëndron Republika e Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments