5.7 C
Tetovo
E enjte, 26 Shkurt, 2026
BallinaLajmeTaravari dorëzoi padinë për shpifje kundër Mexhitit

Taravari dorëzoi padinë për shpifje kundër Mexhitit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes avokatit të tij Abidin Abduli, ka dorëzuar dje padinë për shpifje në Gjykatën Themelore Shkup 2 kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Padia vjen pas deklaratave të bëra nga Mexhiti në një emision televiziv në Lajm TV, ku ai ka pretenduar se gjatë mandatit të tij si ministër, Taravari ka dhënë shtatë licenca për fabrika për përpunimin e kanabisit. Sipas njoftimit, para dorëzimit të padisë ishte dhënë edhe afati ligjor për kërkim-falje publike, të cilin Mexhiti nuk e ka shfrytëzuar.Taravari i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të pavërteta dhe shpifëse. Ai kishte paralajmëruar më herët se do të ndërmerrte hapa ligjorë nëse nuk do të kishte kërkim-falje publike për deklaratat e bëra.

Me dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore Shkup 2, çështja tashmë pritet të marrë rrugë institucionale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments