Universiteti i Tetovës sot është përfshirë nga një situatë tensioni pas një alarmi për mjet shpërthyes.
Autoritetet universitare kanë reaguar menjëherë duke evakuuar studentët dhe stafin akademik nga të gjitha objektet e kampusit. Sipas informacioneve të para, alarmi ka ardhur përmes një porosie elektronike, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në institucione të tjera arsimore në vend. Ditëve të fundit janë shtuar alarme për bomba nëpër shkollat e Tetovës
që kanë rezultuar të rrejshme, por po shqetësojnë fëmijët dhe banorët e kësaj komune.
