4.9 C
Tetovo
E hënë, 23 Shkurt, 2026
BallinaSportFyerjet ndaj shqiptarëve, FFM e dënon Vardarin me vetëm një ndeshje pa...

Fyerjet ndaj shqiptarëve, FFM e dënon Vardarin me vetëm një ndeshje pa publik,dhe dënim me para me vlerë prej 5.000 eurove.

 Në seancë të jashtëzakonshme të Komisionit disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, janë marrë këto vendime:

– Për shkak të organizimit të dobët në ndeshjen KF Vardar – KF Bashkimi, brohoritje ofenduese dhe nacionaliste nga ana e tifozëve të Vardarit dhe përdorimit të mjeteve të palejuara piroteknike, klubi FK Vardar dënohet me ndalesë të pranisë së publikut në një ndeshje dhe dënim me para me vlerë prej 5.000 eurove.

Komisioni disiplinor konstatoi se vendimi i delegatit në ndeshjen për shqiptimin e vërejtjes për shkak të brohoritjeve nacionaliste është i drejtë, si dhe vendimi i gjyqtarit për ndërprerje të përkohshme të ndeshjes.

– Komisioni disiplinor hap procedurë kundër delegatit në ndeshjen KF Shkëndija e Haraçinës – KF Prespa për shkak të mosparashtrimit të fakteve relevante lidhur me situatën rreth vendosjes së flamurit shtetëror në stadium, si dhe rrethana tjera lidhur me organizimin dhe vijimin e ndeshjes, respektivisht pranisë së personave jozyrtarë në fushë gjatë ndeshjes.

Komisioni disiplinor do të veprojë në pajtim me rregullat aktuale dhe pas konfrimimit të plotë të gjendjes faktike, do të marrë vendim adekuat. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments