1 C
Tetovo
E diel, 22 Shkurt, 2026
BallinaLajmeShtyhet procesi për përzgjedhjen e drejtorit të AKE-së!Zëdhënsi VLEN A. Hoxha: S’ka...

Shtyhet procesi për përzgjedhjen e drejtorit të AKE-së!Zëdhënsi VLEN A. Hoxha: S’ka përplasje për poste brenda ASH-së në VLEN

Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë për Komunikime Elektronike është shtyrë për disa ditë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të bëhet i ditur javën e ardhshme.  Sipas Komisionit të ngarkuar me procesin e përzgjedhjes, në konkursin e shpallur kanë aplikuar gjithsej nëntë kandidatë. Njëri prej tyre nuk i ka përmbushur kriteret e përcaktuara, ndërsa një tjetër nuk është paraqitur në intervistë.   Në garë janë 7 persona, prej të cilëve si kandidat më serioz u lakua emri i Armend Destanit i cili me profesion është inxhinier i IT-së dhe ka punuar edhe në Qeveri.

Përzgjedhja e drejtorit të AKE u përfol se ka  sjellë deri tek  mosmarrëveshjet mbrenda fraksionit të  ASH-së që është pjesë e kolicionit VLEN, krejt kjo për shkak se Arben Fetai, Azir Aliu dhe Mimoza Musa pretendojnë këtë post për njerëzit e tyre, por Albrim Hoxha nga ky fraksion hedh posht të njejtat. Sipas tij, nuk ka përplasje brenda ASH-së në koalicionin VLEN në lidhje me emërimin e drejtorit në Agjencinë për Komunikime Elektronike.“Zërat që pretendojnë se ka pëplasje brenda ASH-së për poste janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara. Ne përfaqësojmë frymën autentike të Aleancës për Shqiptarët brenda koalicionit VLEN dhe kurrë nuk kemi lejuar as nuk do të lejojmë që të komprometojmë parimet tona apo integritetin institucional”, tha Albrim Hoxha – Zëdhënës i VLEN-it.

Hoxha siguron që procesi për përzgjedhjen e drejtorit në AKE po zhvillohet bazuar në kritere profesionale dhe në përputhje me procedurat ligjore.“Proceset e përzgjedhjes së drejtuesve të institucioneve rregullatore, përfshirë Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), zhvillohen në mënyrë plotësisht transparente, bazuar ekskluzivisht në kritere profesionale dhe në përputhje me procedurat ligjore. Vendimet nuk diktohen nga preferenca personale apo partiake, por nga standardet që sigurojnë pavarësi dhe integritet të institucioneve. Prandaj, kategorikisht dhe pa asnjë rezervë mohojmë çdo spin, lajm të rremë apo tentativë për të krijuar perceptimin se ASH apo VLEN si tërësi është i përfshirë në “luftë për poste”, thotë Hoxha.

Nga shpallja e publikuar, nga kandidatët kërkohet, përveç arsimit përkatës, të kenë së paku 5 vite përvojë në fushën e komunikimeve elektronike dhe të posedojnë të paktën një nga certifikatat e njohura ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, si dhe e njëjta të mos jetë më e vjetër se 5 vite. Procesi po ndiqet me interes të shtuar nga publiku, duke pasur parasysh se pozita e drejtorit të AEK është me rëndësi strategjike. Agjencia ka rol të rëndësishëm në rregullimin e tregut të telekomunikacionit, mbikëqyrjen e operatorëve dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme, si dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe kompanive.

Në garë janë 7 persona, prej të cilëve si kandidat më serioz u lakua emri i Armend Destanit i cili me profesion është inxhinier i IT-së dhe ka punuar edhe në Qeveri.

Përzgjedhja e drejtorit të AKE u përfol se ka  sjellë deri tek  mosmarrëveshjet mbrenda fraksionit të  ASH-së që është pjesë e kolicionit VLEN, krejt kjo për shkak se Arben Fetai, Azir Aliu dhe Mimoza Musa pretendojnë këtë post për njerëzit e tyre, por Albrim Hoxha nga ky fraksion hedh posht të njejtat. Sipas tij, nuk ka përplasje brenda ASH-së në koalicionin VLEN në lidhje me emërimin e drejtorit në Agjencinë për Komunikime Elektronike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments