-1 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeNdërtimi i shkollës së Idrizovës mbetet vetëm premtim

Ndërtimi i shkollës së Idrizovës mbetet vetëm premtim

Ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm premtim deklarativ. Në teren nuk ka asnjë lëvizje që dëshmon fillimin e punimeve dhe përfundimin e tyre për 3 muaj, siç premtoi Komuna e Gazi Babës. Kreu i saj, Boris Georgievski nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat se çfarë përmban dokumentacioni që e ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit më 2 dhjetor të vitit të kaluar. Nga ana tjetër Këshilli i prindërve kërkon nga Ministria e Arsimit të zbardhë se deri ku është procedura dhe nëse punimet do të nisin së shpejti

Pothuajse dy muaj ka që dokumentacioni është dorëzuar deri te ministria edhe i bëjmë apel që ai tash duhet ta kryej pjesën e vet. Tash duhet që edhe ai t’i qëndroj fjalës mbas që mos ta lënë në harresë për arsye se vitin e ardhshëm do ta kemi të njejtin problem. Ndërsa, vitin e ardhshëm ne nuk pranojmë që fëmijët t’i dërgojmë diku tjetër për arsye se edhe marrëveshjen që e kemi me kryetarin e komunës që nëse shkolla e re në Idrizovë nuk do të jetë e përfunduar, e gatshme për vitin tjetër shkollor, atëherë kryetari i Komunës ka firmosur që ai e pranon, që fëmijët patjetër paralelen do ta vazhdojnë në Koloni, në Njegosh”-pohoi Bajram Bejta, anëtar i Këshillit të prindërve.

As nga Ministria e Arsimit nuk dhanë sqarime nëse dokumentacioni i dorëzuar nga Komuna e Gazi Babës ka qenë i plotë. U përgjigjën shkurt se “punojnë në këtë drejtim”. Ndërkohë, banorët shprehen skeptik se shkolla do të ndërtohet këtë vit. Madje, ata thonë se do të mbetet vetëm premtim parazgjedhor. Banorët kritikojnë edhe lokacionin e mundshëm për ndërtimin e shkollës, që është fushë sporti në këtë fshat.

“Në rregull është që edhe ata me na ndihmu se nuk po kërkojmë asgjë tjetër veç një shkollë fillore, mos t’i maltretojmë fëmijët të shkojnë në Shkup kurse mundet këtu afër”

“Më fshat i varfër se fshati jonë nuk ka. S’kemi as mjek, as shkollë, kurrgjë nuk ka, vetëm këtë fushë sporti, tjetër asgjë. Nëse edhe këtë na e marrin atëherë nuk e di çfarë do të bëjnë fëmijët”.

Vitin e kaluar, Komuna e Gazi Babës pas refuzoi kërkesën për hapjen e paraleleve shqipe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në shkollën fillore “Njegosh” në lagjen e Jurumlerit, mori vendim për ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë ku do të mësonin të gjithë fëmijët e fshatit. Në mungesë të mësimit shqip në Jurumleri, 11 nxënësit e klasës së gjashtë u shpërndanë në dy shkolla në fshatin Ognjancë dhe në Shkup, në shkollën fillore Kongresi i Manastirit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments