Sot kujtojmë rrugën e gjatë të sakrificës dhe qëndresës që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë. Kosova jonë e lirë mbetet simbol i dinjitetit, guximit dhe vendosmërisë së popullit që zgjodhi të jetojë i lirë në tokën e vet.
Kosova sot është shtet, krenari dhe pjesë e pandarë e vetëdijes sonë kombëtare; një komb, një zemër, përherë të lirë dhe përherë përpara.
