7.1 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMister në Tetovë: Gruaja që figuron e vdekur që nga viti 2006...

Mister në Tetovë: Gruaja që figuron e vdekur që nga viti 2006 lind fëmijë në Spitalin Klinik

Dje në ora 13:40 në SPB Tetovë, tre punonjës të Qendrës për Punë Sociale Tetovë, kanë denoncuar se dyshojnë për vepër penale të kryer “falsifikim i dokumentit”. Sipas denoncimit, më 21.01.2026 në Qendër ka arritur një njoftim nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë, se më 08 Dhjetor 2025 në Spitalin Klinik të Tetovë, një 27-vjecare ka lindur një fëmijë femër, ndërsa gjatë procedurës për regjistrimin e fëmijës së porsalindur në evidencat e Drejtorisë, nëna figuronte si e vdekur më 21 Tetor 2006. Pas ndërmarrjes së masave dhe dërgimit të ftesave, më 12 Shkurt 2026, 27-vjevarja është paraqitur në Qendrën për Punë Sociale me fëmijën e porsalindur së bashku me një person mashkull, por nuk kanë dorëzuar asnjë dokument identifikimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments