4.3 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMickoski dhe Toshkovski për sekuestrimin e marihuanës: Askush nuk është mbi ligjin(video)

Mickoski dhe Toshkovski për sekuestrimin e marihuanës: Askush nuk është mbi ligjin(video)

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski vizituan sot ambientet e Ministrisë së Brendshme ku ruhen 40 ton marihuanë, të sekuestruara në një operacion të kohëve të fundit policor. Sipas institucioneve kompetente, droga është prodhuar dhe ruajtur jashtë protokolleve ligjore, dhe qëllimi i saj ishte të përfundonte në rrugët e Maqedonisë dhe Evropës.Ministri Toshkovski deklaroi se rasti është rezultat i neglizhencës dhe politikave të gabuara nga e kaluara, por se institucionet do të veprojnë me vendosmëri.

– Kemi mundësinë të shohim këto 40 ton marihuanë të konfiskuar, fillimisht të sekuestruar, të cilat u gjetën në fazën e parë të hetimit që po zhvillohet. Kjo është marihuanë për të cilën Komisioni në Ministrinë e Shëndetësisë arriti në përfundimin se është prodhuar, ruajtur dhe mbajtur jashtë protokolleve të përcaktuara – tha Ministri.Ai shtoi se droga ishte ruajtur përkohësisht në një dhomë të Ministrisë së Brendshme dhe do të përdoret si provë në procedurat gjyqësore.Kryeministri Mickoski njoftoi se Qeveria do të formojë një komision që do të hetojë se cilët persona juridikë kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe cilët e kanë abuzuar atë.

– Ajo që shihni pas meje është një pjesë e atyre 40 tonëve lule kanabisi, që është rezultat i politikave të gabuara nga një kohë që nuk do të donim ta përsërisnim kurrë. Pres që sot në seancën e Qeverisë të merret një vendim për të formuar një komision dhe një ekip që do të hetojë operacionin dhe do të vërtetojë gjendjen faktike – tha Kryeministri.

Mickoski dërgoi një mesazh se, siç tha ai, “askush nuk është mbi ligjin”.

– Nuk ka kompromis me padrejtësinë, nuk ka kompromis me paligjshmërinë. Askush nuk është mbi ligjin. Krimi sot nuk shpërblehet – do të gjendeni dhe do të ndëshkoheni rëndë, të gjithë ju që mendoni se krimi është profesion – theksoi Kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments