4.3 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaLajmeLSM dhe punëtorët e bllokuan Kuvendin! Kërkuan ligj për rritjen e pagës...

LSM dhe punëtorët e bllokuan Kuvendin! Kërkuan ligj për rritjen e pagës minimale në 600 euro

“Ja të tillë janë politikanët. Si pëllumbat. Kur janë poshtë në tokë hanë nga dora, kur ngjiten lart të bëjnë mbi kokë. Të tillë janë”, tha një punëtor.

Të revoltuar, të zemëruar, me mesazhe të ashpra ndaj politikanëve, me fishkëllima dhe thirrje “hajdutë”, punëtorët i pritën deputetët para Kuvendit në bllokadën e paralajmëruar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Ata kërkojnë pagë minimale prej 600 eurosh menjëherë dhe rritje të pagave të tjera për së paku 6.000 denarë. Porositën se populli është në prag të mbijetesës dhe i thirrën politikanët ta dëgjojnë zërin e popullit.

“A nuk është kjo mjerim? 300 euro pagë, vetëm për t’u zgjuar në mëngjes e për të të prerë, nuk ia vlen”

“Deputetëve do t’u them të guxojnë dhe ta dëgjojnë zërin e popullit.”“Shumë e kanë tepruar me vjedhje. Tani më e reja është se do të blejnë mercedes dhe avion. Ndërsa populli kërkon në kontejnerë.”

“Këto janë manipulime, e manipulojnë popullin. Ata që u besojnë do të fillojnë të hanë edhe rrënjë.”

Kishte edhe reagime për pjesëmarrjen e dobët në protestë.

“Le t’na i ulin pagat, sipas kësaj që po shoh këtu, pagat tona janë të mëdha. Kështu do të thonë edhe ata atje. S’ka popull këtu. Po të vinte Ceca të këndonte, do të mblidheshin.”

Sipas kryetarit të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, 21 punëtorë në dy hyrjet e Kuvendit janë të mjaftueshëm për t’i bllokuar deputetët që të mos i marrin shpenzimet e udhëtimit. Ai u porositi deputetëve t’i ulin privilegjet e tyre dhe në seancë të propozojnë ligj për rritjen e pagave të punëtorëve.

SLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LSM

“Mirëmëngjesi të gjithëve, përveç deputetëve. Pse përveç deputetëve? Sepse dy vite e bllokojnë propozimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagave të punëtorëve”, tha Sllobodan Trendafilov.

“Do t’i drejtohemi edhe kryetarit të Kuvendit, si informacion me karakter publik, kush është ai deputeti i pangopur që sot do të marrë 100, 150 apo 200 euro për ardhjen në punë”, deklaroi Trendafilov.

Nga LSM paralajmëruan se, nëse deputetët vazhdojnë të heshtin, do të kalojnë në mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve, me të cilat si propozues të autorizuar do të propozojnë ligje për uljen e pagave të funksionarëve dhe rritjen e pagave të punëtorëve.

Të enjten bllokadat do të zhvendosen te punëdhënësit, para Odave, ndërsa për 17 shkurt është paralajmëruar bllokadë e Qeverisë. Nga LSM nuk përjashtojnë protesta të reja në rrugë, por edhe grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe për herë të parë në histori edhe në sektorin privat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments