5.5 C
Tetovo
E hënë, 9 Shkurt, 2026
BallinaLajmeSali: Bisedova me Fillkovin, por ai s’ka vullnet! Zëvendëskryeministri paralajmëroi hapa të...

Sali: Bisedova me Fillkovin, por ai s’ka vullnet! Zëvendëskryeministri paralajmëroi hapa të mëtejshëm

https://tv21.tv/sali-bisedova-me-fillkovin-por-ai-ska-vullnet-zevendeskryeministri-paralajmeroi-hapa-te-metejshem

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, në emisionin Click Plus duke folur për kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, theksoi se të drejtat e garantuara me Kushtetutë nuk kanë nevojë të përsëriten në çdo ligj apo rregullore, pasi ato duhet të zbatohen automatikisht nga institucionet.“Ne themi se duhet të respektohet Kushtetuta dhe nuk duhet të futemi në çdo ligj, apo në rregullore të institucioneve të ndryshme, ta shkruajmë gjithandej se duhet kjo kjo, për arsye se nëse në Kushtetutë është e shkruar diçka, gjithçka inkorporohet në praktikën e mëtutjeshme të institucioneve dhe do t’i qëndrojmë kësaj mbrapa, përkrahjen do ta kenë studentët maksimalisht”, tha Bekim Sali.Sali,  bëri të ditur se ka komunikuar me ministrin e Drejtësisë, por se nga ana e tij nuk ka pasur mirëkuptim. Ai theksoi se kërkesa e studentëve ka bazë kushtetuese dhe se refuzimi nuk lidhet me mungesë argumentesh ligjore, por me mungesë vullneti.

-Unë kam pasur një komunikim me ministrin; për fat të keq nuk ka pasur mirëkuptim.Gazetarja: Kur e keni pasur këtë komunikim, gjatë kësaj jave apo më herët?

-Dita kur na kanë ardhur materialet, kërkesa e studentëve. 26-8 Më vjen keq që Ministria e Drejtësisë më nuk do të ketë arsyetime të refuzojë kërkesën e studentëve. Për shkak se isha në takim zyrtar, nuk e kam pas takimin të tetë, por me një thirrje telefonike përmes së cilës kam kërkuar që të respektohet kjo kërkesë, për arsye se ka bazë kushtetuese.Cila ishte përgjigja?

-Mes fjalëve e vërejta se nuk ka vullnet; nuk ka të bëjë me argumentime këtu

Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar takim teta a tetë, por Sali thotë se kjo nuk është çështje politike por  juridike dhe nuk kërkon negociata apo diskutime të gjata.

“Ato lloj takimesh mbahen në momente kur duhet të merren vendime politike. Kjo nuk është çështje politike, por juridike; diçka që është e shkruar dhe garantuar është proces i kryer. Nuk ka nevojë të trajtoj një temë dhe të kalojmë orë të tëra duke u bindur se Kushtetuta e thotë këtë, por do të shohim. 27-37 Pres Ministrinë të reflektojë; nëse nuk reflekton, do ta trajtojmë edhe ashtu. Do të organizojmë një takim për ta bindur që si ministër i Drejtësisë fillimisht duhet të respektojë Kushtetutën, dhe pastaj do të kërkojmë nga qytetarët ta respektojnë atë”, deklaroi Sali.

Përgjigja më e prerë dhe më e qartë  ndaj ministrit të Drejtësisë sipas zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali do të jetë nga Avokati i Popullit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments