5.1 C
Tetovo
E diel, 8 Shkurt, 2026
BallinaLajmeRMV, u arrit marrëveshje, rreth 11.000 administratorë do të marrin rritje të...

RMV, u arrit marrëveshje, rreth 11.000 administratorë do të marrin rritje të pagave prej thuajse 40 përqind deri në vitin 2028

Është arritur marrëveshje, rreth 11.000 administratorë do të marrin rritje të pagave prej thuajse 40 përqind deri në vitin 2028, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me sindikatat reprezantuese në Qeveri.

“Kjo është një pako më e gjerë ku do të përfshihen së bashku me të punësuarit nëpër gjykata dhe prokuroritë diku rreth 11.000 të punësuar dhe me këtë tërësisht, Qeveria si punëdhënës më i madh, në mënyrë praktike me kolegët e saj vendos marrëveshje dhe ajo marrëveshje është me afat kohëzgjatjeje deri në vitin 2028. Paraprakisht kemi marrëveshje të këtilla edhe me të punësuarit në arsim dhe me të punësuarit në shëndetësi dhe në institucionet e tjera, kështuqë kur e gjithë kjo do të rrumbullakësohet, ne si Qeveri, si punëdhënës më i madh, në mënyrë praktike i kemi rregulluar raportet tona me kolegët tanë në kuadër të institucioneve. Ky është moment historik, për shkak se deri tani asnjëherë më parë nuk ka ndodhur të kemi plan të këtillë për rritje të pagave dhe harmonizim të tyre që të vijmë deri në ndonjë zgjidhje dinjitoze”, theksoi Mickoski.

Këto janë, siç potencoi kryeministri, janë hapa të guximshëm që i bën Qeveria.

“Ne jemi të përgatitur si Qeveri që në këtë periudhë deri në vitin 2028, kuptohet pres që kjo të jetë në periudhë më të shkurtërt së bashku me të dy sindikatat reprezantuese në këtë rast LSM dhe KSL të ulemi dhe të negociojmë një marrëveshje të re të përgjithshme kolektive që do të jetë vegla e vetme në bazë të së cilës do të paguhen pagat, nga ana tjetër do të jetë vegël të cilën do ta kenë edhe punëtorët, por do ta ketë edhe Qeveria dhe vlerësojmë se një vin-vin kombinim i këtillë, gjegjësisht të dyja palët të fitojnë, ndërsa më së shumti qytetarët dhe më së shumti shteti kuptohet, mund ta bljmë me një punë të pjekur dhe me një besim që mendojmë se ngadalë, por sigurt me struktura të caktuara me sindikatat. Nuk them me të gjithë, por me struktura të caktuara në sindikata, ne si Qeveri e kemi dhe i ndërtojmë, për shkak se ka struktura të cilat për fat të keq assesi të dalin nga përqafimi politik i partive të caktuara politike”, tha Mickoski.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) më 6 shkurt të këtij viti ka publikuar planinrreth bllokimit të deputetëve të Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, si një formë e protestës rreth kërkesave sindikale.

“Në bazë të Vendimit të kryesisë së LSM-së dhe Këshillit të LSM-së, dhe na bazë të Ligjit për tubime publike, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizon protestë me bllokadë më 10 shkurt (e martë), e cila do të mbahet para Kuvendit të RMV-së me fillim në ora 09:00”, raportoi LSM-ja.

Kujtojmë se LSM më 4 shkurt paraqiti një iniciativë në Kuvendin e RMV-së dhe te grupet parlamentare për të ulur pagat e funksionarëve me 80 përqind. Aty thuhet se neni 11 i Ligjit për pagat dhe kompensimet e tjera të zyrtarëve ndryshohet dhe shton se baza për llogaritjen duhet të jetë paga minimale, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Ata shtojnë gjithashtu se koeficientët për përcaktimin e kompensimit të pagave të anëtarëve të parlamentit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar të ulen me 40 përqind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments