6.2 C
Tetovo
E diel, 8 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBilall Kasami: Nuk është ligji që përcakton nëse do të ketë një...

Bilall Kasami: Nuk është ligji që përcakton nëse do të ketë një universitet apo më shumë universitete

Nuk është ligji që përcakton nëse do të ketë një universitet apo më shumë universitete, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke komentuar ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për Arsim të Lartë, përcjell TV21. Kasami tha se ndryshimet nuk parashohin mbylljen e universiteteve.“Patjetër që ka pasur në vazhdimësi debate për atë se si mund të organizohet arsimi i lartë në gjuhën shqipe, që mos të jenë universitetet në gjuhën shqipe në fund të të gjitha listave të renditjes, a do të jetë një a do të jenë dy, apo do të profilizohen, apo do të organizohen kështu siç janë, por të rritet kualiteti, është çështje e debatit, nuk është çështje që e zgjedh ligji, është çështje që do të duhet të zgjidhet në bashkëbisedim me të tre universitetet, sigurisht me profesorë, akademikë, ekspert të lëmisë”, tha mes tjerash Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments