I pyetur për aksionin e Policisë që ka rezultuar me sekuestrimin e tonelatave me marihuanë në Shkup dhe Strumicë, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se nuk është kompetencë e MSH-së se si kompanitë legale për prodhim të marihuanës mjekësore, kanë arritur që ta nxjerrin drogën jashtë objektit, përcjell TV21. Aliu tha se MSH ka dhënë 60 leje për këtë veprimtari, ndërsa 18 prej tyre janë marrë për shkak se kompanitë nuk i kanë plotësuar kushtet e nevojshme.“Deri tani kemi dhënë 60 leje, prej atyre 18 janë marrë për shkak se nuk është…nuk i kanë plotësuar kushtet minimale që duhet t’i ketë një prodhues i tillë. Gjithashtu në bazë të ligjit dhe protokolleve, dy herë në 6 muaj, dmth në çdo 3 muaj duhet të japin raport të rregullt, ndërsa raport nëse ka ndonjë ndryshim do të duhet të jepen në kohë reale. Të gjitha dokumentet janë pjesë e Ministrisë dhe pjesë e Arkivës sonë, pra ne gjithashtu ndjekim në formë të Inspektoratit në formë të rregullt si program vjetor, edhe si program ad hock nëse do të ketë nevojë. Pjesa tjetër nuk është në ingirencë të Ministrisë, por është në ingirencë të MPB-së. Pra në pjesën tjetër ku janë kapur dhe pse kanë dalur jashtë objektit, nuk është që MSH duhet dhe mund ta ndjek”, theksoi Aliu.
