5.9 C
Tetovo
E premte, 6 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBekim Sali për provimin e jurisprudencës: Ministria e Drejtësisë nuk është e...

Bekim Sali për provimin e jurisprudencës: Ministria e Drejtësisë nuk është e gatshme ta respektojë Kushtetutën (Video)

Ministria e Drejtësisë nuk është e gatshme ta respektojë Kushtetutën e vendit të vet duke mos e ofruar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kështu tha zëvendëskryeministri Bekim Sali kur u pyet nga Portalb.mk se çfarë do ndërmarrin për ta zgjidhur këtë shqetësim të ngritur nga studentët dhe refuzimin që morën nga Ministria e Drejtësisë.

Sali thotë se ka defekt në ligj i cili nuk ka precizuar gjuhën në të cilin duhet të jepet provimi i jurisprudencës dhe këtë defekt do mundohen ta përmirësojmë apo ta precizojnë.

“Siç duket Ministria e Drejtësisë nuk është e gatshme ta respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që është mbi 20 përqind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare që nënkupton gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari provimin e jurisprudencës ta jep në gjuhën amtare, në gjuhën shqipe”, tha Sali.

Ai tha se VLEN-i në pushtet, do jep përkrahje që studentët shqiptarë të fillojnë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments