Numri i personave që përdorin lëndë narkotike për fat të keq është duke u rritur çdo vit e më shumë, bashkë me numrin ulet edhe mosha e personave që e përdorin lëndën narkotike. Pacientët që paraqiten në repartin e psikiatrisë që kërkojnë ndihmë për shërim nga lëndët narkotike çdo vit e më shumë rritet. Specialist i psikiatrisë në spitalin klinik të Tetovës, Imran Memedi, thotë se mosha ku fillojnë që të përdorin lëndët narkotike janë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, por fatkeqësia është se substancat narkotike tash fillojnë të përdoren nga mosha fëmijërore, që do të thotë nxënësit e shkollave fillore.“Mosha në të cilën fillojnë përdoruesit e drogave apo substancave psikoaktive ndër vite shkon në një moshë më të ulët, që do të thotë se fillojnë në moshën fëminore, apo të them gjatë periudhës së shkollës së mesme dhe shkollës fillore. Numri i fëmijëve që përdorin substanca psikoaktive më së shpeshti ndodh në moshat e reja, që do të thotë nga shkollat fillore, dhe pastaj paraqitet një problem, mund të themi psikosocial, i cili ka një ndikim shumë të madh, si në jetën e përditshme të vetë shfrytëzuesve, ashtu edhe të familjes, por edhe komuniteteve ku jetojnë”, theksoi Doc. Dr. Imran Memedi – psikiatër.
Ndërkaq, SPB Tetovë gjatë vitit 2025 ka sekuestruar 89,3 kilogram marijuanë dhe 155,5 gramë kokainë. Ndërsa në vitin 2024 SPB Tetovë ka sekuestruar vetëm 347 gram marijuanë. Nga SPB Tetovë thonë se gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 2.048 vepra penale, prej të cilave në Stacionin Policor (SP) Tetovë janë regjistruar 1.356 vepra (rritje prej 11%), ndërsa në SP Gostivar janë regjistruar 692 vepra (ulje prej 8%). Janë gjetur dhe konfiskuar lloje të ndryshme të substancave narkotike.
“Gjatë vitit 2025 në sektorin që mbulon SPB Tetovë kemi 1.436 kallëzime penale ndaj 1.356 personave. Rastet që më së shpeshti janë raportuar janë me rastet e krimit klasik, që kanë të bëjnë me krimin ekonomik dhe pasojnë me tregtinë e paligjshme me mjete narkotike dhe armë. Gjatë këtij viti, në mënyrë permanente dhe të instifikuar, SPB Tetovë punon në zbardhjen e të gjitha rasteve që kanë mbetur pa parashtesa përkatëse, dhe deri në prokurorinë publike do të dërgojë parashtesa përkatëse dhe punon në luftën kundër krimit të organizuar, krimit klasik dhe tregtisë me drogë edhe armë”, theksoi Fatmir Rexhepi – zëdhënës i SPB-Tetovë.
Profesori universitar Imran Memedi thotë se ka edhe një numër të madh të personave që kërkojnë ndihmë për shërim nga varësia nga lëndët narkotike, por problemi më i madh nuk është shërimi, por numri i shtuar i personave që përdorin substanca narkotike, pasi kjo ndikon edhe në aspektin psikosocial, edhe në aspektin financiar dhe familjar.
