Vazhdojnë provokimet ndaj shqiptarëve. Ndonëse rajoni i Tearcës nuk ka qenë i prekur nga provokimet me përmbajtje kërcënuese, kësaj radhe afishet janë shfaqur në stadiumin e Tearcës, shkruan gazeta KOHA.
Banorët shqiptarë kanë reaguar duke shprehur habinë për këtë mbishkrim kur dihet se në ketë stadium frekuentojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Banorët kërkojnë nga policia që të ndërmerren veprime konkrete në zbardhjen e autorëve të këtij mbishkrimi.
